Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja të super-aksionit të zhvilluar sot në Shkodër, ku efektivët e “Anti-KÇK” sekuestruan pasuritë e gjashtë personave të njohur të botës së krimit, të lidhur dhe me ngjarjen e bujshme të pengmarrjes dhe vra sjes makabre të 49-vjeçarit Jan Prenga.
Në pamjet e reja, shihet grupi i dytë i “Forcës së Ligjit”, që zbarkon në një vilë të anëtarëve të bandës, të cilën e rrethon me ar më kallashnikovi, dhe më pas i vë sekuestron.
Më pas, forcat e “Anti-KÇK” bllokojnë një tjetër banesë të këtyre personave, prej ku shihen edhe pamjet e operacionit brenda saj. Gjatë aksionit, ku forcat e “Anti-KÇK” ishin ndarë në dy grupe, u sekuestruan pasuritë e gjashtë kriminelëve shkodranë, si vila, mjete luksoze, banesa e sipërfaqe toke.