
Nisën punimet e ditës së dytë të Kongresit Zgjedhor të PSSH. Nga ky kongres ka folur Pandeli Majko, ministri i Diasporës i cili tha se PS është partia e surprizave dhe se do fitojë mandatin e tretë. “Kongres i rëndësishëm pa diskutim, pritshmëria, mandati i tretë. Do të jetë hera e parë në 30 vite marrja e mandatit për herë të tretë. Partia Socialiste është partia e surprizave, të befason kur nuk ta pret mendja”, u shpreh Majko.