Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka ironizuar iniciativën e presidentit Ilir Meta për të protestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më datën 2 mars. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Baze sjell në vëmendje deklaratat e më hershme të kreut të shtetit ku njoftoi se aksioni i tij në terren do të startonte më 8 dhjetor. Ndërkohë, gazetari ironizon duke hequr një paralele me lëkundjet sizmike që parandaluan iniciativën e Metës.
“Ilir Meta lajmëroi se më 2 Mars do nis revolucionin kundër qeverisë në Bulevard. Për një gjë duhet marrë seriozisht. Herën e kaluar njoftoi se do ta niste më 8 Dhjetor dhe më 26 Nëntër ra tërmeti që ja anuloi. Me këtë llogari i bie të kemi tërmet më 23 shkurt. Po shpëtuam nga tërmeti, që shoqëron gjithnjë revolucionet e tij, barikadat i kemi më lehtë . Pra tre ditë është frika se mos bjerë tërmet”, nënvizon Baze.