Mbi vendin tonë sot deri në mesditë do të mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët. Por mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim të vranësirave fillimisht në zonat malore dhe gradualisht do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit por pa rrezikuar reshje. Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C në 19°C. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë, sipas MeteoAlb.
Rajoni dhe Europa- Vijon ndikimi i qendrës ciklonare në pjesën më të madhe të Europës duke diktuar temperatura relativisht të ulta dhe reshje të dendura dëbore. Ndersa kthjellimet mbizoterojne Jugperëndimin dhe Rajonin e Mesdheut.