Ajo që s’kishte ndodhur prej 12 vitesh në kryeqytetin irakian ndodhi: Bagdadi u mbulua nga dëbora pas më shumë se një dekade. Shumë njerëz filluan të bënin fotografi, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë luftonin me topa bore. Këto reshje erdhën si pasojë e stuhisë dimërore që përfshiu Evropën, shkruan “Daily Mail”.

Hera e fundit kur në Bagdad ra borë ishte në vitin 2008, por reshjet asokohe ishin të dobëta dhe bora u shkri shpejt. Para asaj here, në Irak nuk kishte rënë borë për 100 vite rresht.
“Reshjet e borës mund të vazhdojnë deri të mërkurën për shkak të motit shumë të ftohtë”, tha Amer al-Jaberi nga Qendra Meteorologjike e Irakut, duke sqaruar se vala e të ftohtit ka ardhur nga Evropa.Banorët e Bagdadit nuk janë mësuar me reshje bore dhe temperatura të ulëta. Vitet e fundit, rekordi i temperaturës më të lartë prej 51 gradë ka qenë shpesh afër thyerjes.