Pas takimit që pati me homologun kosovar, Albin Kurti, Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në qytetin e Durrësit për të inspektuar punimet në një nga godinat që ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Durrës, Plazh – Duke ndjekur ecurinë e rindërtimit të fazës 1 që mundëson rikthimin e të prekurve nga tërmeti në 1679 apartamente deri në 26 mars, në godinat e pabanueshme por me nivel dëmi të ulët. Vazhdojnë miratimet e lejeve për këtë kategori godinash, bazuar në projekte të përputhura rigorozisht me standardet ligjore të ndërtimit”, shkruan Rama.
Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Zhylien Varfaj bëri me dije se deri më tani 2700 familje kanë marrë bonusin e qiranë, por ka vënë theksin tek mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar për shkak të fluksit të madh që ka në këtë periudhë të kompanive me banesat e ndërtuara nga tërmeti. “1600 që presin që të aplikojnë dhe të presim merimentimin. Fuqia e punëtorëve është problem, se janë të zënë nga subjektet që janë në punë e sipër. 2700 familje kanë marrë bonusin e qirasë deri më tani”, u shpreh Varfaj.