Alketa Vejsiu, pak kohë më parë, ka qenë kryefjala e mediave për shkak të dy postimeve për Xhemin dhe motrat Vjollca që u bënë nga revista e saj.
Postimet u komentuan si kundërpërgjigje e Alketës ndaj faktit që Xhemi dhe Marina e ironizuan për “Festivalin e Këngës”.
Mbrëmjen e djeshme nisi sezoni i tretë i “Piter Panit” dhe i ftuar ishte aktori i humorit Julian Deda. Sapo hyri në studio, Juli e uroi Alketën për nisjen e emisonit ndërsa moderatorja përmendi Marinën.
Alketa i tha Julit t’i bëjë të fala Marinës dhe zbuloi se do e ftojë në emision moderatoren.
“Edhe ju urime dhe të lutem bëji të fala Marina Vjollcës. Do ta ftojmë edhe këtu. I ka dhënë shumë bukuri programit”- tha Alketa.