Deputeti i Partisë Socialiste, anëtar i Komisionit të Ekonomisë, Ervin Bushati deklaroi sot se pasuria e k rimit të organizuar shkon në vlera deri në 10% të GDP. Pra në Shqipëri tha ai, mund të shkojë deri në 1.5 miliard dollarë në vit. Duke folur në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku u diskutua projektligji për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, Bushati tha se maxhoranca dhe opozita duhet të jenë në sinkron për të paraqitur vullnetin e e qytetarëve që duan ti thonë jo k rimit, që ka marrë përmasa të mëdha në Shqipëri.
“Krimi i organizuar nuk është organizatë jo fitimprurëse e as jo qeveritare, është një organizatë shumë fitimprurëse. Nuk paguan asnjë taksë dhe nuk ka asnjë lloj kostoje tjetër për të mbuluar, pra është fitim i pastër. Sot jemi para momentit kur kr imi i organizuar nuk është pasion dhe nuk e bëhet nga persona të paedukuar, është veprimtari e pastër kr iminale për përfitime ekonomike e financiare”, deklaroi Bushati. Ajo që bën ky ligj, theksoi Bushati, është demotivimi i tyre duke u marrë pronën. “Sekuestrimi i pronave të kr imit nuk është shpronësim. Duhet të shikohet si rishpërndarje te njerëzit, pasi këto pasuri janë vënë në kurriz të tyre. Ka ardhur koha që ato tu kthehen njerëzve”, tha më tej Bushati. Bushati po ashtu kërkoi që qeveria të kontrollojë edhe pasuritë e personave që vuajnë dënime jashtë Shqipërisë . Sipas tij, teoritë që mjafton të zhvillojnë aktivitetin kri minal jashtë Shqipërisë dhe të sjellin paratë në ekonominë shqiptare janë të dëmshme. Ai kërkoi që këta persona duhen goditur nga ligji, pasi kriminalizojnë shoqërinë.
“Duhet tu verifikohen pronat dhe duhet tu sekuestrohen e ti rishpërndahen shoqërisë. Këto para vetëm e dëmtojnë ekonominë. Një biznes kr iminal që nesër futet në fushën e ndërtimit e tregtisë vret çdo lloj skeme normale të funksionimit të ekonomisë dhe e dëmton dhe ‘minon’ ekonominë”, u shpreh Bushati Bushati shkoi më tej duke kërkuar që këto prona të përdoren për të prekurit nga tërmeti. “Lu fta ndaj kr imit të organizuar duhet të jetë një lu ftë totale dhe duhet ta kuptojnë se nuk kemi kthim prapa. Flasim për përmasa shumë të mëdha. Këto vlera janë më shumë se dëmet e vet tërmetit. Pse këto prona të mos vihen në funksion të familjeve të pastreha”, u shpreh Bushati.