Për herë të parë në 2019 Programi i Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës në Shqipëri ofroi depistimin e kancerit të qafës së mitrës nëpërmjet testit të HPV-së, tek të gjitha gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, me qëllim parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e saj në Facebook, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se 17 mijë gra përfituan falas testin e HPV. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 6.2% e rasteve janë konfirmuar pozitive për HPV, rreth 870 gra janë referuara nga mjekut i familjes për ndjekje tek gjinekologu. 90% e tyre kanë shkuar te gjinekologu për kolposkopi.

Ky program synon të identifikojë individët në rrezik për të zhvilluar kancer të qafës së mitrës, si dhe të diagnostikojë në fazë të hershme lezionet parakanceroze dhe të parandalojë zhvillimin e kancerit dhe pasojat shpesh fatale të lidhura me të. Testi HPV është pa pagesë, parandalon kancerin e dytë më të shpeshtë tek grate.