Qyteti Paterson në shtetin e Nju Xherseit për herë të parë ka emëruar shef të policisë një mysliman turko-amerikan. Ibrahim “Mike” Baycora u betua me dorën e majtë në një kopje të Kur’anit si shefi i 17-të i policisë së qytetit Paterson gjatë një ceremonie në bashkinë e qytetit. Duke folur në këtë ceremoni, kreu i bashkisë Paterson, Andre Sayegh, përshëndeti të pranishmit në gjuhën turke.
“Në historinë e SHBA-së Baycora do të jetë turku i parë si shef policie. Ai do të jetë myslimani i parë si shef policie në qytetin Paterson”, tha Sayegh duke shtuar se me këtë gjest SHBA ka bërë histori. “Në këtë vend ka mundësi. Nuk ka rëndësi nga vjen”, u shpreh Baycora.