Pak ditë pasi bashkëshorti dhe vajza e saj ndërruan jetë, në internet po qarkullon një lajm ku thuhet se Vanessa Bryant ka vra rë veten. Në lajm thuhej se ajo nuk po duronte dot dhimbjen e madhe dhe prandaj vendosi të marrë këtë vendim. Fotoja që u shpërnda mbante logon e “BBC News” dhe njerëzit nisën ta besonin. Megjithatë ky lajm është përgënjeshtruar dhe thuhet se është përhapur vetëm për çështje përfitimesh.
Faqja e kontrollimit të fakteve “Snopes”, i ka përgënjeshtruar këto thashetheme të pamëshirshme dhe rendit disa fakte. Ata shkruajnë se kjo nuk është një mënyrë e të bërit të lajmeve nga “BBC”, fotoja “R IP” nuk gjendet në portalin e tyre dhe e gjitha ka qenë një montim. Është e vërtetë që Vanessa është e pikëlluar, pasi humbja nuk ishte e lehtë. Megjithatë ajo po përpiqet të bëhet e fortë për tre vajzat ae saj, më e vogla prej të cilave është 7-muajshe. Legjenda e basketbollit Amerikan Kobe Bryant humbi jetën në një aksident tr agjik së bashku me vajzën e tij Gianna 13 vjeçe.