Nga e mërkura do ketë një përkeqësim të motit në të gjithë bregdetin shqiptar. Në një njoftim të shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook”, Drejtoria Detare bën të ditur se forca e detit do të jetë 6-7 shkalla beufort. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike Drejtoria Detare, kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë.
“Njoftim për përkeqësim të motit ??! Në datën 4-5-6 Shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit ?do të jetë 6-7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port ? dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Siguria juaj prioriteti ynë”, deklaron Drejtoria Detare.