Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila i cilësoi akuzat e Presidentit Ilir Meta një “lajthitje ligjore” duke argumentuar teknikisht të gjithë procesin. Mesa duket, argumentet nuk i kanë përlqyer Vasilit i cili është vërsulur menjëherë duke degraduar në fjalë fyese. Vasili e paralajmëron se nëse nuk ikën ai do të bëjë namin.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Vasili pyet se pse nuk e ka marrë SPAK-u akoma ministren, që ai e quan mashtruese, ndërsa shton se ajo ka falsifikuar shkreat me mafiozët e Ministrisë së Drejtësisë ditën për diell dhe del e kakaris si gjel mbi pleh.
“Nuk e mori SPAK-u akoma kete masht ruesen e ministrise se drejtesise! Akoma pret SPAK- U per ta marre kete. Akoma s’ka ikur kjo nga syte kembet. Masht ruesja ministre fallsifikon shkresat me maf iozet e ministrise se drejtesise diten per diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh.
Masht ruesja firmos rrugaçerira shteterore si e marre se ja kerkon i marri. Mbahu mashtruese mbahu, nuk ke pare gje akoma….. Eshte shume e rende kjo histori, nuk eshte pune golash…. Shihi mashtruese edhe nje here fallsifikimet dhe ik sa s’eshte vone!”, shkruan Vasili.