Nga Artur Ajazi
E krijuar afro 30 vite më parë si Parti Demokratike, e propoganduar me të madhe si “parti e vlerave demokratike perëndimore”, apo dhe si “parti europianiste” së fundi, kjo forcë politike nuk dihet por, gjithmonë prodhon, dh unë. Dhu në verbale, fizike dhe institucionale, madje dhu na është aq konkrete tek ajo parti, sa që baza e saj edhe sot pas 30 vitesh demokraci, nuk arrin ta kuptojë ardhjen në pushtet pa mjetet e dh unës. Shpesh kam patur rastin të jem prezent, mes anëtarësh dhe militantësh të Partisë Demokratike, në kohë pushteti dhe opozite, dhe gjithmonë prej tyre (e përcjellë natyrisht nga lart-poshtë) kam dëgjuar togfjalish të fr ikshme “ah sa të vijmë ne në pushtet, mjerë ata çdo të heqin” apo dhe “kjo qeveri duhet larguar me d hunë, me kal lash, me tanke”, etj, etj. D huna, ka qenë, është, dhe do të mbetet kryefjala e çdo drejtuesi qëndror dhe lokal të asaj partie.
Çdo drejtues seksioni, grupseksioni, çdo drejtues lokal apo i ndonjë strukture në qendër të asaj partie, termin “dh unë” e ka parafjalë të bisedimeve dhe takimeve, reagimeve dhe arritjeve, sukseseve dhe dështimeve. Megjithëse ajo parti nuk u krijua nga dhu na, por nga elita intelektuale e këtij vendi, të cilët me dhu në u flakën prej andej, duket sikur dh una e çdo lloji, është “oksigjeni” që mban bashkuar edhe sot pakicën e mbetur atje. Të gjithë kujtojnë se si, nga mbledhjet e kryesisë, Kuvendit Kombëtar apo Këshillit Kombëtar, se si nga aktivet e saj në Tiranë dhe rrethe, rrih eshin dhe nxirreshin me dh unë nga salla, intelektualë që akoma nuk e kishin provuar ç’ishte “liria dhe demokracia e brëndshme” në PD. Të gjithë e kujtojnë se si , emra të spikatur të fushave të ndryshme, me grada shkencore, që ishin afruar tek Partia Demokratike duke besuar se gjenin vetveten, marreshin prej zhelesh, rriheshin dhe kërc ënoheshin, kur ata ngriheshin kundër të Madhit.
Të gjithë ne kujtojmë se si, janë rr ahur ish-themelues dhe ish-propogandues të asaj partie nga xhupzinjtë që mbushnin sallat e aktiveve, apo se si janë rrahur edhe gazetarë që kishin kurajon të shkruanin dhe denonconin ska ndalet financiare dhe tr afiqet që bëheshin asokohe hapur nga njerëzit e afërt të kupolës drejtuese. Dh una , ka qenë dhe mbetet edhe sot pas 30 vitesh, rruga e vetme me të cilën Lulzim Basha ka frymëzuar dhe ushqyer ndjekësit e tij. Mjafton të kujtojmë dh unën e paparë shta zarake, të 5-6 muajve protesta “paqësore” të një force politike që jeton, punon dhe programon vetëm akte dh une. Kjo filozofi mesjetare, ka detyruar prej dy dekadash, të largohen jashtë vendit, dhjetra e qindra emra të spikatur që dikur kontribuan për Partinë Demokratike , dhe më vonë u trajtuan si lecka të shq yera.
Dhu na në PD, vjen si trashëgimi, mjafton të analizojmë periudhën 6 vjeçare, se si veproi edhe Lulzim Basha sapo u bë kryetar, me zërat kundër, duke i përzënë ata dhu nshëm përfundimisht nga ajo parti, sikur ta kishte çiflik. Ndaj unë nuk habitem për “dhu nën verbale” që Lulzim Basha akuzohet nga bashkia e Tiranës, gjatë vizitës që ai u bëri 2-3 studentëve, duke u “qarë” hallet. Ndoshta kjo duhet parë më tepër si reagim normal, i një kryetari partie, që vjen nga një forcë politike që trajton vetëm dh unën, si opsion dhe zgjidhje të problemeve.