Qendërmbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Gerard Pique, u detyrua ta lë para kohe ndeshjen kundër Napolit dhe tani është në rrezik të mungojë në derbin e së dielës kundër Real Madridit në La Liga. Barcelona s’arriti të marrë rezultat më të mirë sesa barazimi 1:1 në ndeshjen e së martës kundër Napolit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pak ditë para El Clasicos, transmeton Gazeta Express.
Afër fundit të ndeshjes në San Paolo, mbrojtësi Gerard Pique e zuri kyçin e këmbën keq teksa po rrëzohej dhe menjëherë mori trajtim mjekësor nga stafi i klubit katalonas. Francezi Clement Lenglet e zëvendësoi atë dhe mbrojtësi u duk se ishte në dhimbje, pasi që nuk mund të ecte pa çaluar teksa po dilte nga fusha e lojës në San Paolo.
Tashmë dihet se Jordi Alba do të mungojë për përballjen me Real Madridin në Santiago Bernabeu, bashkë me dy futbollistët që s’priten të kthehen në fushë më këtë sezon – Ousmane Dembele dhe Luis Suarez. Këto humbje të mëdha në skuadër i kanë shqetësuar tifozët e Barcelonës, veçanërisht tani që nëse Pique do ta ketë të pamundur të luajë në fundjavë, trajneri Quique Setien do të detyrohet të përballet me Real Madridin me dyshen Lenglet – Samuel Umtiti në qendër të mbrojtjes.