Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Enca hodhi në treg projekti e saj më të ri muzikor, “Amor”.Si gjithmonë, kënga e saj u pëlqye nga publiku dhe të gjithëve u ra në sy veshja e Encës.Ajo shfaqej mjaft atraktive dhe me veshjet e saj ekspozonte trupin.

Kënga ka arritur 1 milion klikime dhe kjo i ka dhënë Encës më shumë energji për të punuar.Këngëtarja për këtë vit paska një plan të çmendur dhe mezi po presim ta shohim në vazhdim.Në një intervistë me gazetarin Andi Vrapi, për emisionin “Lart e Poshtë”, artistja ka rrëfyer se ka në plan që çdo muaj të publikojë nga një këngë.“Kam vendosur që për çdo muaj të nxjerr nga një këngë kështu që do kem plot material”, – ka treguar Enca.