“Shqipëriaqëduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre.Këtë javë numri ankesave të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 32 643, ndërsa numri ankesave të regjistruara është 50776.Në nivel vendor janë regjistruar 4425 ankesa dhe janë zgjidhur 9761, në rastet e biznesit numri total i ankesave të zgjidhura është 691, ndërsa ka arritur në 1760 numri total i ankesave të regjistruara.

Sipas shifrave të publikuara nga “Pasqyra e qeverisjes” këtë javë, rezulton se janë dhe 17 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes. Konkretisht janë 3 raste nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, 3 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe 2 raste nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 2 raste “Biznesi im”, 4 raste qarku Tiranë dhe 1 rast qarku Dibër.Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 128 336, ndërsa numri numri i regjistrimeve të reja është 20987.