Policia Rrugore ka vazhduar kontrollet edhe gjatë natës së kaluar për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit dhe lëvizin me shpejtësi tej normave. Kështu gjatë natës së kaluar janë tërhequr 14 patenta për shpejtësi nga 148-171 km/orë. Policia bën apel për kujdes dhe kujton se kanë ndodhur ndryshime në kodin rrugor.