Nga Adriatik Doçi
Në 2 mars Ilir Meta do të organizojë një protestë kundër disa fenomeneve dhe poshtërsive të politikës, simbol dhe flamurtar i të cilave është ai vetë. Le t’i marrim me radhë kauzat e protestës së 2 marsit.
1.’Pastrim parash’ – Ilir Meta bleu vilën në Golem 60 mijë USD në 2003 dhe e shiti në 2006 për 300 mijë euro. Me dy rroga shteti ka një pasuri të deklaruar me vlerë miliona euro.
2.’Korrupsion’ – Kujtoni pak videon me bllokun e zi të pazarit në zyrën e Dritan Priftit. Së dyti, si ka mundësi që 80 % të drejtorëve të arrestuar për korrupsion i përkasin LSI-së?
3.Lidhja me krimin’ – Shikojeni pak videon ku Ilir Meta inaguron hotelin e Klemend Balilit në Sarandë, duke mbajtur në fjalim në derën e hotelit. Po Almir Rrapon, e mbani mend, sekretarin personal të Metës, që i shpëtoi për një fije dënimit me vdekje në SHBA, si kreu i një bande të pamëshirshme?!
4.’Vedhje votash’ – Pas zgjedhjeve të 2017, u hapën dhe u rinumëruan disa kuti votimi në Tiranë, pasi PDIU-ja pretendonte se i kishin vjedhur një mandat. Nga rinumërimi doli se PDIU dhe LSI kishin vjedhur më shumë vota.
5.’Demokracia në rrezik’ – Shikojeni se çfarë ndodh me LSI-në?! Drejtimin e LSI herë e merr vetë dhe herë ia lë bashkëshortes. Në perjudha kalimtare në mes futet edhe Vasili. Ky është koncepti dhe mentaliteti i tij në raport me demokracinë, partia si dyqan familjar.
6.’Kapje të medias’ – Edhe pse Presidenca ka një buxhet modest, sërish Meta i ndan veç një grusht para për Nikollë Lesin. Pagesat janë të dokumentuara me transaksione thesari.
7.’Kapje të Kushtetueses’ – Emëroi Marsida Xhaferllarin jashtë afatit 30-ditor, jashtë treshes së parë të renditur nga KED, pa Veting dhe në një vend që ishte plotësuar me Arta Vorpsin.
8.’Grusht shteti’ – Tre dekrete për një datë zgjedhjesh. Venecia konfirmoi tejkalimin e kompetencave.
9.’Shkelje të Kushtetutës’ – Presidenti sipas Kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit. Nuk mund të udhëheqë opozitën kundër qeverisë që ka marrë mbështetjen e shumicës së atyre që kanë votuar. Qeverinë le ta rrëzojë kur të dojë, por të japë më parë dorëheqjen si President.
10.’Drejtësi e pavarur’ – Kujtoni pak videoskandalin me Priftin, kur thoshte se kishte biseduar me kryetaren e Gjykatës së Lartë për mbylljen e çështjes.
11.’Reforma në drejtësi’ – Kur prokuroria i kërkoi gjykatës dënimin e tij pas videoskandalit, Meta kërkoi reformimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sot reformën në drejtësi e konsideron komplot amerikan.
12.’Administrata’ – Mos harroni se Meta ka qenë kryetar i LSI-së. A e mbani mend se si i ndante drejtoritë dhe vendet e punës me lista në duar, në fillim me PD dhe më pas me PS?! Kujtoni pak videoskandalin me Priftin se si i punësonte shokët e tij dhe fëmijët e gjyqtarëve.