“Njohuritë ndihmojnë rritjen e përgjegjësisë dhe përbëjnë një antidot të fortë ndaj fr ikës irracionale e cila çon në sjellje të pa ar syeshme”, – tha Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella . Ai bëri gjithashtu thirrje për unitet dhe besim në shkencë përballë emergjencës së koronavirusit. Mattarella: Faleminderit atyre që punojnë në vijën e parë të frontit “Sot ndjej dhe kam detyrimin tw falenderojw ata që janë duke punuar me vështirësi, me sakrificë dhe vetëfl ijim për të luf tuar rr ezikun e epidemisë së koronavirusit: mjekë, infermierë, personel të Mbrojtjes Civile, studiues, gra dhe burrat e Forcave të Armatosura dhe të policisë, të gjithë ata që në çfardo mënyre e për çdo arsye e gjejnë veten në vijën e parë,”- tha Presidenti italian.

OBSH: Asnjë vend nuk është përgjegjës për epideminë “Nuk kanevojë për retorikë, asnjë vend nuk është përgjegjës për epideminë, madje as kafshët nuk duhet të fajësohen se kanë përhapur virusin. Duhet t’i kushtojmë vëmendje gjuhës që përdorim në këtë kohë të vështirë, sepse stigma nuk do na ndihmojë në asgjë”, tha Mike Ryan, kreu i programit të reagimit emergjent të Organizatës Botërore të Shëndetit Bilanci i javës që tron diti Italinë është rreth 650 të inf ektuar dhe 17 vik ti ma, por duket se ritmi i lartë i infeksioneve është ‘qetësuar’ dhe harta e përhapjes së epidemisë nuk është zgjeruar. Lajm i mirë është se numri i personave të shëruar është rritur në rreth 50 dhe gjysma e atyre që kanë rezultuar pozitiv nga analizat po trajtohen në kushtet e shtëpisë, madje 62 nuk monitorohen fare. Studiuesit e spitalit Sacco në Milano kanë izoluar nga katër pacientë të ‘zonës së kuqe’ të Codogno llojin italian të virusit i cili do të jetë një mjet shtesë në punën hulumtuese për zhvillimin e barnave dhe vaksinave të synuara.