Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka cilësuar të kalkuluar vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen përmes disa fazave të taksës 100% ndaj eksporteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës Vuçiç tha se ajo e djeshmja ishte “një lëvizje taktike nga ana e Albin Kurtit dhe ndodhi një ditë para nisjes time për në Washington”, duke arsyetuar “në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë në SHBA”. Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se emisari i presidentit Trump, Richard Grenell ka plotësisht të drejtë që e kun dërshton vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës. Më herët Presidenti i Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në faqen e tij në Facebook, Hashim Thaçi shkruan se mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet me SHBA-në. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në Twitter, ka shkruar se “nuk i mbështet masat gjys make të kryeministrit Kurti”. “Pozicioni ynë është mjaft i qartë: Tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një ga bim serioz – dhe kjo i është bërë sot e qartë edhe presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.