Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa fjalë të mençura nga burri i shteti dhe oratori i njohur grek Perikliu. Sipas kësaj shprehjeje të gjithë do të gjykohemi një ditë për veprimet tona dhe gjykuesi më i madh dhe më i urtë është koha.
“Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve, koha”, janë fjalët e mençura që kryeministri Rama ka shpërndarë në Facebook.