Pesë institucione të rëndësishme të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që nga fillimi i vitit i janë bashkuar procesit të digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet platformës e-Albania.Gjatë një takimi me përfaqesues të këtyre institucioneve në Rajonet e Vlorës dhe Fierit, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi se punonjësit e këtyre institucioneve orientojnë dhe asistojnë çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e rradhëve të pritjes.
Ministrja vlerësoi se ky “revolucion digjital” ka dhënë rezultate të dukshme në dy muajt e parë të implementimit, sidomos në eleminimin e rradhëve në sportele.Sipas ministrisë së Financave, janë regjistruar mbi 320,000 përdorime nga biznesi të shërbimeve elektronike për periudhën Janar-Shkurt 2020.
Konkretisht nga 1 Janari 2020 ofrohen në total 194 shërbime online, nga të cilat?.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 11 shërbime.Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, 8 shërbime.Instituti i Sigurimeve Shoqërore, 37 shërbime.Shërbimi Kombëtar i Punësimit, 24 shërbime.Qëndra Kombëtare e Biznesit , 114 shërbime
Sipas ministrisë së Financave, deri në fund të vitit 2020 vetëm 6 % e totalit të shërbimeve që ofrohen nga institucionet në varësi të MFE, do të merren pranë sporteleve të institucioneve.