Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka reaguar mbi çështjen e punonjësve të nën stacionit të pompimit të ujit në Poçem. Duke hedhur poshtë me forcë spekulimine një portali pranë PD-së, ai ka sqaruar se telefonata që i është bërë është ndërprerë vetë dhe se ai i përgjigjet cdo telefonate.
Por, nga ana tjetër, Braçe ka thënë disa fakte që implikojnë direkt kryedemokratin Basha në këtë problematikë. “Punetoret e nenstacionit te Pocemit jane peng i privatizimit te ARMO nga babai i Lyrezim Bashes; Pra, ARMO-n, Sali Berisha e ka shitur me gjithe nenstacion-edhe pse ai furnizon pertej ARMO-s, me gjithe punetore, duke e bere nenstacionin dhe juve, prone te Rezear Tacit ne fillim, bankes huadhenese me pas dhe ne perdorim te cdo palacoje qe merr me qira ARMO-n kohe pas kohe!”, thekson në reagimin e tij Braçe. Nga ana tjetër ai thekson se priste që Basha të shkonte me mikun e tij dhe rrogat tek puonjesit, e jo të bënte sikur qan e betohet para tyre.
Ja reagimi i plotë: GENJESHTARI I NEVERITSHEM! Sot, dita ime nisi me lajmin e nje portali kellire, gjobevenes recidivist, sipas te cilit une i kisha mbyllur telefonin punetoreve greviste ne Pocem. Ne fakt, e verteta eshte krejt ndryshe; Nje dite me pare, ne mesdite, kam marre nje thirrje qe sipas telefonit tim, zgjati 4 sekonda; Une ja hap kujdo telefonin, ne cdo kohe, i pergjigjem gjithkujt ne tel, ne mesazhe, ne ëhatsapp, ne instagram etj,
madje me shajne perse e bej kete.
Pra, 4 sekonda, kam degjuar nje “alo” dhe “Erjon Brace je”; Kur une nisa te them “alo” sinjali u nderpre, telefonova ate numer-e provuar nga telefoni im, dhe thirrja nuk mberrinte. Kaq! Cdo kellire nga ai portal te vije e ta verifikoje ne telefonin tim. Por ama, kur pashe Lyrezim Bashen ne Pocem, e kuptova pse duhet te baltosesha une. Tani, per punetoret ne greve dua te them ca te verteta e te jap mendimin tim; 1- Punetoret e nenstacionit te Pocemit jane peng i privatizimit te ARMO nga babai i Lyrezim Bashes; Pra, ARMO-n, Sali Berisha e ka shitur me gjithe nenstacion-edhe pse ai furnizon pertej ARMO-s, me gjithe punetore, duke e bere nenstacionin dhe juve, prone te Rezear Tacit ne fillim, bankes huadhenese me pas dhe ne perdorim te cdo palacoje qe merr me qira ARMO-n kohe pas kohe! LYREZIM BASHA KA QENE MINISTER DHE KA MIRATUAR PRIVATIZIMIN TUAJ! 2- Lyrezim Basha ka njohje personale, te ngushte, me njerin nga administratoret reale te kompanise qe ju ka marre me qira; prisja nga ky mashtrues qe sot tu kish sjelle pagat bashke me administratorin ne fjale, por beri sikur qau dhe u betua tu genjeje edhe nje here per te ardhmen.
Tani, cfare mendoj une; Privatizimi i ARMO ka qene kriminal ndaj duhet hetuar nga prokuroria kunder korrupsionit ne gjeresi, duke i perfshire te gjithe, shitesit ne qeveri, bleresin, bankat perfshi ish guvernatorin e Bankes se Shqiperise, permbaruesit, qiramarresit-te gjithe; Kontrata e privatizimit te ARMO-s, detyrimet financiare te saj, aksionet e shtetit dhe vlera e tyre e adminiatruar nga kompania, parate e marra, duhen analizuar nje me nje dhe cent me cent. PAS KESAJ, PER MUA, ZGJIDHJA S’JANE QIRAMARRESIT BATAKCINJ TE RRADHES POR SHTETEZIMI! Me shani komunist tani!