Nga Spartak Ngjela/

Ajo që Meta paralajmëron se do të kryejë në datën 2 mars të këtij viti, është kr im kundër rendit kushtetues. A do ta marrë Meta paralajmërimin juridik nga NATO dhe nga Uashingtoni për aktin e bllokimit ma fioz të shtetit shqiptar? Nuk ka dyshim që, po. Çek uilibrimi mendor i një presidenti që dekreton në rrugë një akt agr esiv kundër shtetit që drejton, arr estohet në çast. Kjo që po ndodh në Shqipëri është një rast vulgar. Por, gjithsesi, kërkon ndë shkim të menjëhershëm, jo se ky president krijon rr ezik për cë nimin e rendit juridik, por sepse zhvlerëson karakterin serioz dhe të paprekshëm të shtetit dhe të rendit juridik në një vend që është anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Meta aktualisht është në procedurë shkarkimi. Ky proces, e ka sjellë atë në një pështjellim mendor fr ike. Kjo është arsyeja që Meta kërkon të kalojë, nga presidenti i Shtetit të Shqipërisë, në presidentin e ana rkisë shqiptare. Në fakt, ky është çek uilibrim mendor; por, i një presidenti, që, nën këtë trysni, vjen dhe kryen një k rim kundër rendit juridik. Për këtë, ai izo lohet… Prandaj, a do ta ndërmarrë SPAK-u këtë akt, si kompetent që është, për procedimin pen al kundër presidentit të Republikës?