Shqipëria renditet në vendin e 39 për sigurinë shëndetësore, ndër 195 vende të vlerësuara. Studimi prestigjioz i publikuar nga The Economist, tregon se Shqipëria lë pas vende si Turqia, vendet e rajonit, etj. Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore mat tregues të tillë si fuqia parandaluese ndaj patogjeneve, zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive , reagim i shpejtë ndaj përhapjes së një epidemie, zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive, reagim i shpejtë ndaj përhapjes së një epidemie, sistemi shëndetësor adekaur për të trajtuar të sëmurët, pajtimi me normat ndërkombetare, rreziku i përgjithshëm ndaj kërcënimeve biologjike.
Sa i takon specifikave si zbulimi i hershëm dhe raportimi i epidemive Shqipëria është rendiur në vendin e 25 duke lene pas vende si Austria Kroacia, etj. Te dhënat janë mbledhur The economist intelligence Unit, botimi më prestigjoz sot në botë në analizën e politikave globale në fusha të ndryshme.
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore (GHS) është një studim i cili vlerëson dhe krahason sigurinë shëndetësore në 195 vënde të botës. Ky Index I realizuar në vitin 2019 nga Nisma ndaj Kërcënimeve Bërthamore, Qendra për Sigurinë Shëndetësore, Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg si dhe The Econiomist.