Ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2,180 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rritje me 7%, krahasuar me vitin 2017. Investimet e realizuara arritën vlerën 238 miliardë lekë nga 231 miliardë lekë në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 2.8%.

Bazuar në të dhënat e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve të publikuar nga INSTAT, kontributin më të madh në rritjen prej 7% të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e të mirave me 2.8%, të ndjekur nga prodhuesit e shërbimeve me 4.2%. Referuar të dhënave, gjatë vitit 2018, sektori i tregtisë zuri peshën më të madhe të shitjeve neto me 45.2%, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 11.7%. Në vitin 2018, operuan 107 450 ndërmarrje aktive, duke shënuar një ulje me 0.2%, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4.6 %, krahasuar me vitin 2017.