Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Silva Gunbardhi, ishte pasditen e djeshme e ftuar në emisionin “Rudina”. Ajo lançoi këngën e saj të re të titulluar “Nënoke”, e cila është një dedikim për gjyshet. Klipi i këngës është realizur në Gjirokastër dhe teksti është shkruar nga Ymer dhe Armand Trebicka. “Frymëzim është jeta e përditshme kur shikoj se djali im rritet me shumë dashuri nga gjyshet e tij dhe unë nuk i ngre dot zërin sepse: Lëre djalin, mos i bërtit djalit. E shoh që ajo është gjithmonë aty gjyshja, e gdhin sëbashku me mua kur ai nuk është mirë. Dhe pse jo mendova t’ju kushtoj një këngë gjithë gjysheve”, ka treguar Silva.

Në një pjesë të videoklipit, Silva, ka kënduar në majë të çatisë dhe ka treguar se ishte një eksperiencë e frikshme dhe bërtiste nga tmerri. “Kam kënduar herën e parë majë çatisë. Nuk e kam rrezikuar jetën kot. Regjisori më thoshte shiko Silva kur të biesh mos bjer nga ana e pazarit se nuk të kemi më, por të paktën bjer këtej, të paktën një dorë, një këmbë ta rregullojmë. Gjithë kohës bërtisja nga frika, nga tmerri. Në majë të çatisë sepse gjyshja mendoj unë është kulmi i një shtëpie dhe për këtë arsye sakrifikova dhe hipa në majë të çatisë”, u shpreh ajo.