Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar të bëjë edhe batuta gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Teksa ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Rama ka korrigjuar përkthyesin, gjatë fjalës së Lavrov, duke theksuar që do ta shënoj në CV. Kjo ka shkaktuar edhe të qeshura në sallë. Pas një deklarate të bërë nga Lavrov, që citoi Ramën duke thënë: Rama foli për detyrimet që kanë ndaj NATO-së, reagoi pa vonesë kryeministri shqiptar.

“Do ta shënoj në CV time që e kam korrigjuar nje here Lavrorvin. Nuk janë detyrime janë zgjedhjeje. Askush nuk na detyron, ne zgjedhim ta bëjmë dhe jemi krenar”- tha Rama. Por është kundërpërgjigjur Lavrovi me një tjetër sqarim, që sipas tij, nuk e ka thënë saktësisht ashtu, por ka qenë problemi i përkthimit. “Atëherë korrigjo përkthyesin jo mua, ja e sheh, fantastike, duhet korrigjuar”- tha Rama. Me pas ka vijuar të thotë se raportet me Rusinë janë në nivelin më të ulët.

“Nuk është sekret, është fakt, raportet janë në nivel të ulët, ambasadori më tha se Shqipëria është i vetmi në botë që nuk ka pasur një telefonatë mes Tiranës dhe Moskës qysh prej shumë vitesh, tha ai, por unë mendoj që kur iku Stalini, u lamë edhe ne. Kjo në fakt tregon gjithçka, asnjë telefonatë, e lëre me vizita dhe takime, megjithatë kjo mund të trajtohet sepse sinqerisht nuk mendoj që Rusia është armik, për askënd me të cilët ne jemi përkrah, ndonjëherë është konkurrent kërcënues por jo armik, ndaj kemi shumë gjëra që mund të shohim pa pretenduar të ndryshojmë, ne të dy palët jemi të qartë, por ne do të përpiqemi të kemi raste të takohemi sërish me ministrin dhe të lexojmë së brendshme enciklopedinë e punëve të jashtme të Rusisë”- tha Rama.

Lavrov: Kur bëhet fjalë për telefonata, ajo që ju përmendët reflekton gjërat reale, por në 2004 bëra vizitë në Tiranë dhe nënshkruam traktat miqësie dhe bashkëpunimi me ministrin e Jashtëm të kohës. Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e harroi këtë dokument, ai ekziston është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që të kemi parime të qartë të marrëdhënieve tona, por do të komunikojmë përgjatë vitit për cështjet e OSBE.

Rama: Në fakt telefonatat që thashë që nga koha e Stalinit nuk jane bere por do te behen me ju, po, ne do të vazhdojmë të komunikojmë. Por ka pasur një marrëveshje të nënshkruar mes jush dhe udhëheqësit të sotëm të opozitës, qe ishte ministër i Jashtem ne ate kohe, por më duhet ti mbetem parimit që gjithçka e nënshkruar nga qeveria e mëparshme nuk është se nuk duhet pranuar nga qeveria aktuale, keshtu qe kur të kthehem ne vend do ta shoh me kujdes, e do t’ju dëshmoj që unë them cfarë bej e bëj cfarë them.