Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e njësisë së re speciale Anti Korrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK.
“Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës”, tha Rama.