Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në hapjen e aktivitetit të festës së 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, ka folur edhe një një vip të huaj që dikur vinte tek ne dhe kërkonte makina të blinduara, pasi mendonte se Tirana ishte një qytet i dhunshëm.

“ Erdhi një vip shumë serioz. Kishte ardhur me policë dhe gazetarë. Erdhi të japë mesazhe të forta në luftën krimit. Është gjëja më e kollajshme që mund të bësh kur nisesh nga diku për të ardhur këtu sepse kjo funksionon andej. Nuk dilte nga aeroporti i Rinasit nga salla vip, prandaj i thashë Vip.

Nuk dilte sepse donte makina të blinduara dhe automatik, kishte idenë që kishte ardhur në një vend kur rrugës mund ta vrisnin, rrëmbenin, mund ta torturonin, mund ta martonin me zor, mund ta torturonin dhe pas shumë minutash negociasta fjala erdhi deri tek unë dhe i thashë që këtë shërbim nuk e ofrojmë, nuk e kemi në portofolin e ofertave tona kështu që ktheu.

Vendosi të vinte, sakrifikoi deri në Tiranë, arriti gjallë. Dhe të nesërmen erdhi tek unë. Nuk e di a e dinte ai që unë e dija se çfarë ai nuk dinte para se të hynte dhe më tha të kërkoj falje sepse ndihem në vështirësi, sepse unë kam parë shumë vende tha se unë kurrë nuk kam parë veten time kaq budalla. Ajo që prisja ishte komplet e kundërt me atë që gjeta.

Ky është fakt. Ashtu siç është fakt që Tirana prodhon energji autoshkatërruese. Unë nuk e kam harruar që kam qenë kryetar i bashkisë dhe them që më shumë se çdo filozofim apo retorikë tjetër mund të vlejë për të përcaktuar një epokë. Një episod që e kam pasur me një ndërtues pa leje tek Lana, ishte njëri që ishte ngritur mbi të tjerët.

Kaloja andej që të ndihja prishjet, kur shoh përpara kësaj ndërtese po shkarkoheshin vetrata për t’i montuar. Gjithë rruga ishte mbushur me eskavator dhe policë bashkie. Mendova që ishte dikush që po na sfidonte. Zbrita nga makina dhe i thashë kush është pronari këtu, është lart tha duke montuar vetratat. Ishte 6 kate.

I thashë thuaj të zbriste pak poshtë. I thashë më fal si e bën këtë. Shiko, çfarë po ndodh rreth e rrotull është fiksimi jot, çfarë po bëj unë është fiksimi im. Tha e di se do të prishet por kam që nga ’91-n që po e ndërtoj dhe e kam fiksim ta shoh të mbaruar. Ta mbaroj unë prishe pastaj. Ka një sens të thellë të nevojës për protagonizëm për të parë lart, për të qenë lart, kush më shumë e kush më pak.

Ka brenda edhe të shëmtuarën edhe të bukurën, edhe ndërtimet pa leje edhe kullat, edhe sheshin Skënderbej edhe pazarin. Tani besoj që është momenti për të thënë që vërtetë nuk është aq fat i keq që të kesh lindur në Tironë apo të vish në Tiranë.”-tha Rama./ I.M-Dritare.net