Real Madrid do të presë mbrëmjen e nesërme Manchester Cityn në “Santiago Bernabeu”. Në kuadër të supersfidës, kapiteni Sergio Ramos ka folur në konferencë, ku është shprehur: “Kur dëgjon himnin e Championsit është mjaftueshëm për të të motivuar. Neve na motivon Championsi, pavarësisht se kë kemi përballë. Përjashtimi i Cityt? Mund të jetë një motiv më shumë për ata. Pavarësisht rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit, jemi mirë emocionalisht. Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, por speciale. Koha të flasim në fushë!
Rinovimi? Po kalojmë një moment të mirë, si unë ashtu edhe klubi. Kemi folur prej javësh për çështjen e rinovimit. Nuk është se e kemi me nxitim. Marrë dhënia mes meje dhe klubit është shumë e mirë dhe do të arrijmë në një marrëveshje shumë shpejt. Guardiola? Kam respekt të madh për të. Është trajner i madh. Numrat dhe trofetë flasin vetë”, përfundoi Ramos.