Sulmuesi i Barcelonës, Antonie Griezmann, ka folur pas fitores kundër Getafes me rezultatin 2-1. Francezi shënoi golin e parë të ndeshjes dhe ka prekur pak dhe temën e problemeve të përfolura për marrëdhënien e vështirë me Lionel Messin. Kampioni i botës thotë se po e shijon lojën me argjentinasin.

Ndeshja – “E dinim se Getafe është një ekip i vështirë dhe duhej të luanim mirë. E provuam të luanim qetë duke kontrolluar topin dhe ia dolëm. Në fund vuajtëm pak, por është mirë dhe të vuash”. Messi – “Kam shtatë muaj këtu dhe jemi ende duke mësuar lëvizjet e njëri-tjetrit, por po e shijojmë kohën që po stërvitemi së bashku. Do të jemi dhe më të fortë”.