Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në partneritet me Agjencinë Austriake për Zhvillim nisën fazën e dytë të projektit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë bën të ditur se ONM mbështet procesin e rivlerësimit të përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë për të rritur cilësinë profesionale të gjyqësorit.

“ONM mbështet procesin e rivlerësimit të përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë për të rritur cilësinë profesionale të gjyqësorit. Ai gjithashtu synon të zvogëlojë ndikimin e kri mit të organizuar dhe kor rupsionit në dhënien e drejtësisë. Financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, projekti do të zgjasë deri në prill 2022. BE dhe vendet anëtare të saj po punojnë së bashku për të kryer reformën në drejtësi në Shqipëri”, -informon ndër të tjera Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.