Albert Cara dhe Marlin Shkodra, dy të mbijetuarit e tër metit tra gjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar u kthyen sot në Shqipëri pas 3 muajsh trajtim të specializuar në një prej spitaleve më të mira në Itali. Marlin Shkodra u dërgua në Italia me helikopter për ndihmë të specializuar në datë 28 nëntor, ndërsa Albert Cara në 29 nëntor. Këtë lajm e ka ndarë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në facebook.

Rama në Facebook shkruan: Albert Cara dhe Marlin Shkodra, dy të mbijetuarit me trupin copë prej tërmetit të 26 Nëntorit, u kthyen sot në Shqipëri pas 3 muajsh trajtim të specializuar në një prej spitaleve më të mira në Itali.

Ogerta i priti në pistë, aty ku edhe i përcollëm bashkë 3 muaj më parë, varur vetëm në një fije të hollë shprese. Sot rikthehen, me plagë të rëndë në shpirt prej humbjes së familjarëve nga tërmeti, por tanimë të shëruar prej plagëve që mund t’u kishin marrë jetën.