Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e motit për ditën e nesërme ( e enjte 13 shkurt).

Sipas këtij shërbimi vendi po përgatitet që gradualisht në orët e ardhshme dhe gjatë ditës së nesërme të ketë ndikim të një moti të qendrueshëm.

E nisur nga kjo do të mbizotëroj një mot me kthjellime e vranësira të pakta.

Në zonat malore dhe në bregdet kryesisht në orët e mëngjesit do të ketë mjegull.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -1ºC deri në 11ºC

zonat e ulëta 3ºC deri në 18ºC

zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC