Vendi ynë u zgjua mëngjesin e sotëm me reshje shiu e breshër. Meteorologu Hakil Osmani tregon për Report Tv se nesër sërish do të kemi reshje shiu, për të pasur kthjellim të kushteve atmosferike në fundjavë. Në ditët në vijim do të ketë dhe rritje graduale të temperaturave ku maksimumi do të kapi vlerat 12-13 gradë Celsius.

“E premtja me reshje shiu, ndërsa në fundjavë moti do të jetë e kthjellët me temperatura që do të shkojnë në 12-13 gradë. Në ditët në vijim do ketë intervale të shkurtra me erë deri në 60 km/h. Në zonat malore ka pasur rikthim të reshjeve të dëborës, mëngjesi i të shtunës do të jetë ule të temperatura me 1-2 gradë duke shënuar me minus”, tha Osmani.