Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka folur me gjuhën e shifrave ku ka prezantuar ecurinë e punimve nga 26 nëntori dhe deri më tani. “Fokusi do ë jetë tek ecuria e procesit, zonat e reja për zhvillim, shpronësimet, modelet e banesave dhe projekti me Entin Kombëtar të banesave me Turqisë.
51026 ndërtesa të inspektuara 8925 të pa banueshme Vazhdon vlerësim i thelluar 357 pallate të inspektuara thellësisht, 115 janë për t’u shembur që do të bëhen në prezencë të disa institucioneve. 242 për t’i rikonstruktuar 1523 shtëpi private për t’u shembur. Në shkolla 79 të inspektuara, 62 për t’u rikonstruktuar.
Në fund të marsit mbaron vlerësimi i thelluar në Tiranë. 88 objekte të shembura deri më tani. 10023 qytetarë vijojnë në çadra. Janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonusi i qirave. 1455 leje me procedurë të përshpejtuar. Aplikime në platformë, është domosdoshmëri ligjore. 14 mijë aplikime në total, 264 zyra që punojnë në njësitë administrative. 2000 aplikime ne ditë”, tha Ahmetaj.