Për të gjithë ata qytetarë që kanë pasur dy banesa dhe vetëm njëra prej të tyre është dëmtuar nga tërmeti, nuk do të ketë kompensim për tjetrën. Kështu deklaroi ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj.Në një intervistë për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ , Ahmetaj tha se qeveria nuk ofron në këtë rast kompensime, por vetëm strehim të banorëve që janë prekur rëndë nga tërmeti dhe rezultojnë pa banesa.“Procesi i rindërtimit ka filluar që një ditë pas rënies së tërmetit. Në 30 sekonda Shqipëria humbi 7.5 % të prodhimit të Brendshme bruto dhe shumë jetë. Shoku i goditjes ekonomike nuk është larguar. Nuk jemi vetëm, se nuk lamë asnjë qytetar vetëm. Nuk jemi vetëm, se s’na la vetëm BE. Ky proces do të bëhet mbi një procedurë transparente ligjore. Çdo qytetar që ka humbur shtëpinë vet, do të marrë falas një shtëpi. Ky është një proces unik. Do ndërtojmë rreth 4500 shtëpi. Ka infrastrukturë kritike që do të ndërtohen. Janë mbi 45 shkolla që do të rindërtohen, 15 kopshte dhe shumë ndërtesa publike. “Ne formatojmë shtëpitë tona, dhe më pas shtëpitë tona nga formatojnë ne”, tha Curçill. Është proces i gjatë, janë 1.15 mld euro të ofruara. Janë rreth 350 mln grantë dhe pjesa tjetër është kredi që do të vihet në shërbim të rindërtimit”, tha Ahmetaj.