Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë banorët e prekur rëndë nga tërmeti tra gjik i 26 nëntorit, që vijojnë të qëndrojnë në çadra, brenda vitit 2020 do të futen në çati. Ndërsa sa i takon atyre banorëve, që duhet të futen nëpër apartamente, Rama tha se këto të fundit do të jenë gati në fund të vitit 2021.
“Të gjithë ata që sot jetojnë në çadër, se janë në fshat dhe nuk lënë dot shtëpinë e fermën për të shkuar në qytet, do të shohin punën në oborrin e tyre. Ose do të jenë përfundimisht në çati, ose do shohin se do punohet që të futen në çati. Brenda vitit 2021, të gjithë ata që presin apartament në qytet ose do kenë hyrë, ose do jenë duke parë që po ndërtohet apartamenti”, tha Rama.