Artan Lame, kreu i agjencisë shtetërore të Kadastrës, ka sqaruar sot procesin e rivlerësimit të pasurive. Nga studioja e lajmeve në TV Ora, Lame u shpreh se përfitojnë nga ky proces ato objekte që janë të legalizuara, por që janë në proces regjistrimi në Kadastër. Ai shtoi se ky proces do të vazhdojë deri në shtat, prandaj sugjeroi që qytetarët që kanë urgjencë të aplikojnë tani, ndërsa të tjerët pas prillit.
Artan Lame: Kush përfiton nga rivlerësimi i pasurive, përfitojnë qytetarët që dëshirojnë të përfshihen në këtë proces. Kanë përfituar të gjithë objektet që ishin të regjistruar në zyrat e Kadastrës, tani përfitojnë edhe ata që janë të legalizuar, por që janë në proces regjistrimi në Kadastër. Nuk përfitojnë ato objekte që janë akoma të pa legalizuara. Përftimi është se paguajnë 3% për qytetarët dhe 5% për subjektet. Prit që të ketë dyndje, edhe sot ka pasur. Procesi deri në shtator, të paraqiten ata që kanë urgjenca. Ata që nuk kanë ngut të paraqiten nga prilli e pas.