Sot, futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo feston 35-vjetorin e tij të lindjes dhe në këtë ditë speciale ka marrë plot urime nga miq, familjarë e fansa. Mirëpo, vëmendjen e mori surpriza speciale e partneres së tij, Georgina-s, e cila është munduar ta bëjë sa më të lumtur partnerin e saj.
Ajo i ka dhuruar futbollistit një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, ndërsa Ronaldo ka pozuar i buzëqeshur. Krahas postimit në InstaStory, Georgina ka shkruar fjalët e ëmbla: “Për 1000 vite të tjera krah teje, të duam babi”- shkruan ajo. Partnerja e Ronaldos do të prezantojë këtë vit në natën finale të festivalit “Sanremo”, së bashku me moderatoren shqiptare Alketa Vejsiu.