Princi William dhe Kate Middleton ishin në një event zyrtar në jug të Wales-it, ku janë takuar edhe me fansat e tyre të shumtë që ishin mbledhur për t’i parë. nNjë grua e cila takoi William-in dhe Kate, ka treguar për “People” një skenë shumë romantike të çiftit.

Ajo i tha Princit se vajza e tij, Charlotte ishte e preferuara e saj, ndërsa William ia kishte kthyer: “Po, ajo është e dashurueshme… njësoj si gruaja ime” Ky koment kaq i ëmbël i ka shkrirë zemrat fansave (edhe ne)! Kjo është ndër të pakëtat raste që William dhe Kate shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik, pasi sipas protokollit të pallatit mbretëror, kjo gjë i ndalohet çifteve.

Epo, pasi Meghan dhe Harry thyen një goxha rregull, pse William të mos e thyente një të vogël?