Kryeministri Edi Rama u prit sot në Londër, në një takim nga Presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti. Kryeministri u shpreh se “takimi zhvillohet përpara fillimit të samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbi investimet e vitit 2020 për Ballkanin Perëndimor”.
“Mikpritja nga Presidenti i BERZH, Suma Chakrabarti përpara fillimit të samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbi investimet e vitit 2020 për Ballkanin Perëndimor”, tha Kryeministri Rama.