Roma ka marrë një goditje të fortë në luftën për zonën Champions League pasi të shtunën në mbrëmje është mposhtur 4-2 nga Sassuolo. Në Mapei Stadium vendasit hipotekuan gjithçka deri në minutën e 26 kur kishin realizuar tre herë me Caputo-n ‘dopietë’ dhe Djuricic. Më pas Roma reagoi duke shkuar deri në 3-2, por të ndikuar edhe nga kartoni i kuq i Pellegrini-t nuk mundën ta ruanin këtë rezultat pasi Boga vulosi rezultatin përfundimtar të sfidës.
Humbja e Romës është një lajm i mirë për Milanin që sot ka mundësinë të ngushtojë akoma më shumë diferencën me vendin e katërt. Tre ndeshjet e fundit ‘djalli’ ka rikuperuar tetë pikë, ndërsa në rast fitoreje sot kundër Verona-s diferenca me Romën mund të shkojë në pesë pikë.