Trajneri Quique Setien thotë se ai mbetet optimist për shpresat e Barcelonës për të kaluar në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër që Sergio Busquets dhe Arturo Vidal do të mungojnë në ndeshjen kthese kundër Napolit, që do të zhvillohet në Camp Nou pas tre javësh. Barcelona e nxori një barazim me rezultat 1:1 në ndeshjen kundër klubit të Serisë A në stadiumin San Paolo të martën, falë golit të shënuar gjatë pjesës së dytë nga Antoine Griezmann. Sulmuesi francez arriti ta barazojë rezultatin e kësaj ndeshjeje pas golit të shënuar nga Dries Mertens për Napolin gjatë pjesës së parë. Mertens nuk arriti të qëndrojë në lojë deri në fund për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër nga Busquets.
Ajo ndërhyrje bëri që mesfushori i Barcelonës të ndëshkohet me karton të verdhë, që do të thotë se ai s’do të mundë të luajë në ndeshjen kthyese. Të njëjtin fat e pësoi edhe Vidal, shkaku i një incidenti me Mario Ruin më vonë, përderisa Gerard Pique u lëndua në momentet e fundit të ndeshjes. Megjithatë, Setien beson se skuadra e tij do ta arrijë kualifikimin në fazën e radhës të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar kështu skuadrën e Gennaro Gattusos. Do të kërkojmë zgjidhje”, tha Setien, në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Ne i kemi humbur disa lojtarë të rëndësishëm, por do të na kthehen dy të tjerë – Jordi Alba dhe Sergi Roberto. Ne duhet t’i shikojmë gjërat me optimizëm. Ne do të jemi optimistë dhe do të mendojmë pozitivisht”. “Është një rezultat i mirë, duke marrë parasysh se ne e kemi ndeshjen kthyese në shtëpi”.