Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqimisht SPAK-un për të vendosur para ligjit zyrtarët e korruptuar dhe kriminelët. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca që takoi kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, ndërsa shkruan se kjo strukturë duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses” thotë Kim. Ambasadori Soreca takoi paraditen e sotme Krajën në zyrën e tij, ndërsa takimin e cilësoi shumë produktiv. “Ne diskutuam për sfidat e SPAK si institucion i ri” tha Soreca.