Dries Mertens u detyrua të linte fushën e blertë në sfidën Napoli-Barcelona në Champions League pas minutës së 50-të për shkak të një problemi fizike dhe nga aty nisën problemet e axurrëve të Gattusos për të mos ndërtuar lojë… Sigurisht, belgu shënoi edhe supergol në pjesën e parë, ndërsa ishte kthyer prej pak kohësh nga një dëmtim i gjatë. Dëmtimi nuk duket edhe aq serioz, por për ndeshjen e radhës, belgu do të jetë jashtë. Rikuperimi i tij do të ndiqet me kalimin e kohës, me shpresën që në “Camp Nou” të jetë 100%.