Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacioni (AKSHI) ka ndryshuar përgjithnjë raportin mes qytetarit dhe administratës përmes ofrimit të shërbimeve me anë të një kliku në e-Albania. Brenda vitit 2020, 1261 shërbime publike ose mbi 90% e sherbimeve do të kalojnë në e-Albania dhe prej kohësh, qytetarët dhe biznesi aksesojnë çdo dokument të domosdoshëm pa qenë nevoja të mbajnë radhë apo të paguajnë nën dorë për shërbimin që u takon. Por edhe pse sistemi i ndërtuar nga AKSHI ka mundësuar miliona shkarkime dokumentesh dhe 100 vite kohë pritje të kursyera, shqiptarët që përdorin sistemin dhe ndihmohen nga stafi i AKSHI-t, ankohen në të shumtën e rasteve për harrimin e fjalëkalimit. Kërkesat dhe shqetësimet më të shumta janë të qytetarëve që harrojnë fjalëkalimin, pyetjen e sigurisë për llogarinë e tyre apo adresën e-mail që kanë përdorur për regjistrimin fillestar të llogarisë.
Më poshtë mund të lexoni një listë me pyetjet që bëjnë më së shumti qytetarët por njëherazi edhe përgjigjet të cilat shpesh janë më të thjeshta nga sa duken. *Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditit – Shfaqet mesazhi “Ju keni një cështje të hapur” Subjektet nuk mund të krijojnë një aplikim të ri ndërkohë që e kanë një aplikim në proces. – Vlerësohet aplikimi me gabime validimi dhe nuk aprovohet nga QKB Subjektet ndryshojnë formatin e dokumentetve të ngarkuara nga QKB, gjë që sjell validimin me gabime dhe mosaporivimin e cështjes nga QKB.
*Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik Është aprovuar aplikimi por nuk di ku të printoj certifikaten e NUIS (?!) Subjektet mund të gjenerojnë certifikiatën e NUIS nëpërmjet sherbimit “Certifikatë Regjistrimi” – Është refuzuar aplikimi Subjektet duhet të dergojne një aplikim të ri duke u siguruar që të permbushim arsyet e refuzimit nga QKB * Aplikim për ndryshim të regjistrimit të Personit Fizik – Është aprovuar aplikimi për ndryshimin por nuk është pasqyruar në ekstrakt. Pasyrimi në ekstrakt bëhet nga QKB
* Aplikim për vërtetim deklarimi për punësim për shtetas të BE-së, Zonës Shengen, të SHBA-së, Republikës së Kosovës – Ka kthyer përgjigje institucioni për plotësim dokumentacioni por nuk di ku ta ngarkoj (?!) Qytetari duhet të aksesojë përsëri shërbimin që ka përdorur për dërgimin e aplikimit dhe të ngarkojë dokumentin në seksionin përkatës. *Leje pune e tipit A, B, C, D – Ka kthyer përgjigje institucioni për plotësim dokumentacioni por nuk di ku ta ngarkoj (?!) Qytetari duhet të aksesojë përsëri shërbimin që ka përdorur për dërgimin e aplikimit dhe të ngarkoje dokumentin në seksionin perkatës.
*Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti – Kam dërguar aplikimin për pasaporten por nuk kam marrë përgjigje. Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit është 6-8 javë. – Më është caktuar shumë vonë data e takimit në ambasadë/konsullatë. Data e takimit vendoset nga zyra konsullore ku dërgohet aplikimi.