Më 14 janar Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të dytë. Miriam solli në jetë një djalë, për të cilin zgjodhën emrin e veçantë Duam, si kënga e tyre e dashurisë. Lajmin e bukur e bënë të ditur vetë këngëtarët nëpërmjet postimeve në Instagram ku tregonin me imtësi edhe shpjegimin e emrit. Nga dita e lindjes, Miriami nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka zgjedhur që të jetë një nënë me kohë të plotë.

Megjithatë pak minuta më parë, këngëtarja ka publikuar një foto të saj pas lindjes dhe duket yll. Edhe pas dy lindjesh, këngëtarja ruan po të njëjtën bukuri në fytyrë. Kujtojmë se Miriami dhe Albani u bënë prindër për herë të parë në vitin 2015. Në jetë erdhi një vajzë dhe ata e pagëzuan me emrin Ameli.